Një aksident raportohet të ketë ndodhur në mesnatë në Belsh. Siç raportohet një automjet ka dalë nga rruga dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Belshit, ata janë nisur për mjekim në spitalin e Elbasanit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.