image Makina bie në një gropë të shkaktuar nga stuhia 'Ciara' në Angli

Botë

Botë/ Makina bie në një gropë të shkaktuar nga stuhia ‘Ciara’ në Angli

news image

Një makinë ka rënë në një gropë që u shkaktua nga stuhia ‘Ciara’ në qytetin e Brentwood të Anglisë.

Shoferi ishte duke vozitur kur makina ra në gropë, mirëpo për fat shoferi nuk ka pësuar lëndime dhe ka arritur të dalë nga makina.

Raportohet se shtëpitë janë evakuuar nga kjo lagje, pasi panë gropën, transmeton Gazeta Sinjali.

Shpejtësia e erës nga stuhia Ciara, e cila në Gjermani u emërtua me emrin Sabine, arriti në 130 km/orë duke shkaktuar dëme edhe në Britaninë e Madhe.

Stuhia e cila kaploi Evropën dy ditë më parë, ka lënë të vdekur një person në Francë dhe 3 të tjerë të lënduar në Gjermani./Gazeta Sinjali/