image Majlinda Kelmendi rikthehet në gara pas një viti

Sporte Luftarake

Majlinda Kelmendi rikthehet në gara pas një viti

news image

Ekipi Olimpik i xhudos do ta nis vitin me Mastersin e Dohas së Katarit, që mbahet prej nesër (11 janar) deri më 13 janar.

Pesë garuesit tanë që ndodhen brenda normës Olimpike Tokyo 2020, Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) do të synojnë ta nisin 2021-tën me medalje dhe njëkohësisht të shtojnë në ‘kontot’ e tyre pikë të reja Olimpike, të cilat iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Në Mastersin e Dohas marrin pjesë vetëm garuesit e renditur në top 30-she në kategori, që tregon se shumica e xhudistëve do të jenë pjesëmarrës edhe në LO Tokio 2020.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, që rikthehet në gara pas 14 muajsh, garon nesër bashkë me Distrian dhe Noran.

Dy herë kampionia e botës, Kelmendi, në raundin e parë takohet me rumunen, Andrea Chitu, derisa Gjakova e Krasniqi, raundin e parë e kalojnë pa luftë.

Akilin në tatamin e Dohas do ta shohim të martën, ku përballë do të ketë Somon Makhmadbekov të Taxhikistanit.

Loriana lufton të mërkurën ndërsa në raundin e parë takohet me Sarah Myriam Mazouz të Gabonit.

/Sporti në Sinjali/