Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka arritur ta mposht xhudisten nga Britania e Madhe, Giles Chelsie.
Kampionia jonë Olimpike me një pikë fitoi duelin kundër xhudistes Chlesie.
Kelmendi pas kësaj fitoreje në gjysmëfinale, e ka siguruar vendin për finalen e Grand Slamit në Abu Dhabi.
Në finalen në kategorinë -52 kilogramë, Kelmendi do të ndeshet me xhudisten italiane Odette Giuffrida. /Gazeta Sinjali/