image Majlinda e Artë do të pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Sporte Luftarake

Majlinda e Artë do të pensionohet sot me ceremoni shtetërore

news image

Sportistja më e suksesshme në historinë e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do të pensionohet sot nga karriera e saj si xhudiste, me një ceremoni shtetërore.

Kampionia olimpike dhe botërore tani do t’i bashkohet Driton Kukës, si trajnere.

Ceremonia e pensionimit të saj do të mbahet në orën 18:00, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriut.

Kjo natë shënon një moment historik të kalimit të saj nga një sportiste aktive në arenën e xhudos në trajnere të yjeve të xhudos në ngritje./Gazeta Sinjali Sporti/