image Majku paralajmëron këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Majku paralajmëron këngën e re

news image

Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këtë artisti e ka bërë përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, rep-artisti i ka pyetur ndjekësit e tij se a janë gati për këngën e re, si dhe se a do të jetë ky projekt kushtuar dashurisë apo ndonjë “diss”.

Ndjekësit janë shprehur të gatshëm për këngën e re të Majkut, por që nuk kanë qenë të sigurt se çfarë zhanri do t’i takojë ajo. Teksa vetë rep-artisti ende nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.

Kujtojmë se, “Hala” në bashkëpunim me Capital T është projekti i fundit muzikor i Majkut./Gazeta Sinjali/