Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, e ka gati projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Në video shfaqet artisti duke kënduar e vallëzuar me këngën e re, e cila me gjasë titullohet “Bad”.
“Shkojme me pak pozivitet i karantum ne studio ….”, ka shkruar ai ndër të tjera në përshkrimin e videos.
Majk nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
“Sytë mu kanë qorru”, është projekti i fundit muzikor i artistit. Kënga deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/