Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, e ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Sytë mu kanë qorru” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.
Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur vetë artisti, ndërsa për miksimin dhe masterizimin ka bashkëpunuar me Bergin dhe Rzon.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/