Reperi i njohur Majk sot ka postuar diçka më ndryshe nga herat e tjera, në rrjetin social Instagram.
Majk këtë herë ka zgjedhur të motivojë fansat e tij me disa këshilla për vitit 2020.
Në këtë postim shihet se Majk është një person tepër optimist dhe e vlerëson tepër lart botën dhe jetën.
“Sillu me njerëz, qysh ti ki qef të sillen ata me ty; Jep dashuri, në vend të urrejtjes; Jep komplimente ose këshilla, në vend të kritikës; Jep respekt, nëse do të fitosh respektin e të tjerëve; Zgjedhe modesinë para mendjemadhësisë e injorancës. Arroganca, urrjetja, vetëbesimi i tepruar në 2020-ën janë qasje e gabuar që të çojnë drejt një fundi shumë të keq…zgjedh vet…”, ka shkuar reperi. /Gazeta Sinjali/