Prej shumë kohësh po pritej ky bashkëpunim, më në fund Majk dhe Ledri po e sjellin atë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy artistët publikuan në Instagram një foto të tyre, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr” dhe të gjithë mezi po presim që të dëgjojmë se çfarë kanë gatuar kësaj radhe dy artistët më në zë të momentit.
Ky bashkëpunim ishte i paralajmëruar me kohë dhe fansat kishin muaj që po e prisnin.
Madje, Ledri tha në intervista se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin. Më 17 korrik të 2020-ës në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit.
Por u mësua se për shkak të pandemisë dy artistët kanë vendosur ta ruajnë këngën për 2021, me shpresën e rikthimit të normalitetit dhe koncerteve. /Gazeta Sinjali/