Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, e ka shënuar suksesin e parë me këngën e re, “Sytë mu kanë qorru”.
Kënga që është publikuar më 29 shkurt tanimë në kanalin YouTube numëron mbi 1 milion klikime, shkruan Gazeta Sinjali.
Suksesit të këngës i është gëzuar artisti, i cili nuk ka hezituar t’u tregojë ndjekësve që kënga ka arritur mbi 1 milion klikime.
“1 miljon views , Syte mu kane qorru met pa…. faleminderit juve … inter , milano , real madrid barcelona”, ka shkruar në rrjetin social Instagram.
Krahas klikmeve, “Sytë mu kanë qorru”, ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/