14 vite më parë Barcelona e mposhti skuadrën e Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në qytetin e Parisit.
Arsenal kishte shënuar gol në minutën e 37-të me anë të Sol Campbell, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse Barcelona e riktheu ndeshjen në 10 minutat e fundit me golat e Samuel Eto’s dhe Belletit.
Katalunasit në atë natë kishin dy heronj, Victor Valdesin dhe Larssonin që bëri dy asistime.
Ky ishte hera e dytë që Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve /Gazeta Sinjali/