image Madridi përballë një izolimi të dytë kaotik

Evropë

Madridi përballë një izolimi të dytë kaotik

news image

Qyteti i Madridit dhe disa komuna të tjera pranë kryeqytetit spanjoll po përgatiten të hyjnë në një izolim të dytë, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 mijë e 325 raste të tjera të koronavirusit dhe 113 vdekje, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeveria spanjolle e Madridit lëshoi një dekret për të izoluar kryeqytetin spanjoll dhe nëntë qytete rreth tij nga ora 10 e mbrëmjes së sotme.

Urdhri u lëshua pasi qeveria qendrore e Spanjës detyroi zyrtarët e Madridit të shtrëngojnë masat, por qeveria e Madridit paraqiti një kundërshtim ligjor për të rrëzuar masat.

Por tani për tani, qyteti i Madridit dhe zona të tjera të prekura rëndë nga koronavirusi nuk do të lejojnë që njerëzit të dalin nga komunat e tyre për shkaqe të pajustifikuara. Në zonat e izoluara, baret, restorantet dhe palestrat mund të punojnë me një kapacitet prej 50% dhe duhet të mbyllen deri në orën 23:00, raporton ATSh.

Masat do të rishqyrtohen çdo javë dhe kur situata epidemiologjike të përmirësohet qeveria qendrore do të lejojë rihapjen.

“Qytetarët që shkelin rregullat e lëvizjes nuk do të gjobiten ose dënohen derisa një gjykatës t’i ratifikojë rregullat e reja”, theksoi ministri i Drejtësisë i qeverisë së Madridit, Enrique Lopez.

“‘Ndërkohë, policia do të vendosë “kontrolle informuese” për t’u treguar njerëzve në lidhje me masat e reja. Ai bëri thirrje për qetësi mes kaosit”‘, shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, niveli i infeksioneve të reja me koronavirus në Madrid ka shënuar rënie këtë javë, por ka pasur vonesa në rritje të raportimit të tyre.

Në Madrid, tubimet shoqërore janë të kufizuara në gjashtë persona. /Gazeta Sinjali/