image Madridi mbetet i bardhë, Reali fiton pastër ndaj Atleticos

Futboll

Madridi mbetet i bardhë, Reali fiton pastër ndaj Atleticos

news image

Derbi i Madrid ishte në program sot (e diele) në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Sinjali Sport.

Real Madrid si nikoqir i Atletico Madrid në kryendeshjen e xhiros së 17-të fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Karim Benzema e hapi sfidën me golin fantastik, ndërsa Marco Asensio e dyfishoi epërsinë, po ashtu me një gol të bukur, që të dy u asistuan nga Vinicius Jr.

Los Blancos janë duke kaluar një sezon fantastik, ku kryesojnë në klasifikimin tabelor me 42 pikë, kurse Los Colchoneros kanë 29 pikë në vendin e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/