image Macroni kërkon nga fuqitë e mëdha që 5% të vaksinave t’ua shpërndajnë vendeve të varfra

Evropë

Macroni kërkon nga fuqitë e mëdha që 5% të vaksinave t’ua shpërndajnë vendeve të varfra

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që urgjentisht të ndajnë deri në 5 për qind të vaksinave të tyre kundër koronavirusit për vendet e varfra.

Macron ka deklaruar për Financial Times që dështimi për të shpërndarë në mënyrë të barabartë vaksinën mund të rritë pabarazinë globale.

Deri më tani, shumica e vaksinave janë administruar nga vendet me zhvillim të lartë.

Ditë më parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se deri më tani 130 shtete nuk e kanë marrë as edhe një dozë të vaksinës kundër COVID-19. 

Ide të ngjashme me atë të presidentit francez kanë dhënë edhe presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson ditë më parë.

110 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus ndërkohë që më shumë se 2,4 për qind e tyre kanë vdekur si pasojë e tij.

/GazetaSinjali/