image Macron uron Kosovën për Pavarësi: Franca do t'ju mbështesë në reformat thelbësore

Politikë

Macron uron Kosovën për Pavarësi: Franca do t’ju mbështesë në reformat thelbësore

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, në të cilën shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur edhe më tej Kosovën.

Presidenti francez në letrën e urimit theksoi se mirëpret përkushtimin e presidentes Osmani për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron pranë vendit tuaj për ta ndihmuar atë të përballojë sfidat e saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do të dorëzojë 15,000 teste antigjenike në Kosovë në përgjigje të nevojave të saj urgjente”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.

Më tej, presidenti francez theksoi se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen.

Presidenti Macron përmendi edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

/GazetaSinjali/