image Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen para raundit të dytë të zgjedhjeve

Evropë

Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen para raundit të dytë të zgjedhjeve

news image

Emmanuel Macron rifitoi njëfarë vrull mbi kandidaten presidenciale të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ndërsa Franca hyn në javën e fundit para zgjedhjeve presidenciale që mbahet këtë të diel.

Dy sondazhe të publikuara sot treguan se epërsia e Macron ndaj Le Pen u rrit pak.

Ai do të mposhte lideren nacionaliste me 56%-44% në balotazhin e së dielës, sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos-Sopra Steria për France Info dhe Le Parisien.com.

Macron përballet me një garë të ngushtë kundër Le Pen, me të dy kandidatët që nxitojnë të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatin e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon në raundin e parë.

Macron u zotua t’i jep fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile gjatë një mitingu të fushatës në Marsejë të shtunën, në një përpjekje për të fituar mbi votuesit e krahut të majtë.

Ndërkohë, Le Pen po përballet me akuzat se ajo dhe anëtarët e partisë së saj Rally National kanë keqpërdorur qindra-mijëra euro fonde publike kur ajo ishte deputete e Parlamentit Evropian, midis 2004 dhe 2017.

Ipsos-Sopra Steria anketoi 1.682 të rritur në internet nga 15 deri më 18 prill, me një diferencë gabimi prej 3.2 pikësh. Ifop-Fiducial anketoi 3.015 të rritur në internet nga 14 deri më 18 prill, me një diferencë gabimi midis 1.4 dhe 3.1 pikë.

/GazetaSinjali/