image Biden e quajti Putinin "kasap", Macron distancohet: Nuk do t'i përdorja ato fjalë

Evropë

Biden e quajti Putinin “kasap”, Macron distancohet: Nuk do t’i përdorja ato fjalë

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron është distancuar nga komentet e bëra nga presidenti amerikan Joe Biden për Vladimir Putinin e Rusisë.

Në një fjalim në Varshavë, Poloni, mbrëmë, Biden tha se Putini është një “kasap” dhe tha se “ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet“.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë më vonë sqaroi se SHBA nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi.

Por Macron i tha transmetuesit France 3: “Unë nuk do t’i përdorja ato fjalë“.

Ai shtoi se “duhet bërë gjithçka për të ndaluar përshkallëzimin e situatës” nëse do të ketë ndonjë shpresë për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Macron tha gjithashtu për France 3 se ai e sheh detyrën e tij si “arritjen e fillimit të një armëpushimi dhe më pas tërheqjen totale të trupave [ruse] me mjete diplomatike. Nëse duam ta bëjmë këtë, nuk mund të përshkallëzohemi as me fjalë, as me veprime”.

/GazetaSinjali/