image Macron: Nuk pres fundin e luftës në Ukrainë “për javë të tëra”

Evropë

Macron: Nuk pres fundin e luftës në Ukrainë “për javë të tëra”

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk pret një fund të negociuar të luftës në Ukrainë për javë të tëra.

Ai tha se i ka thënë liderit rus se një armëpushim duhet të jetë para çdo dialogu real, por se presidenti Vladimir Putin ka refuzuar, duke i bërë bisedimet e tyre të rregullta “të vështira”.

“Unë nuk mendoj se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një zgjidhje të vërtetë të negociuar”, tha Macron, shkruan Skynews.

Ai tha se Putin po bën një “faj historik” me luftën e tij kundër ukrainasve, “vëllezër”.

Macron theksoi nevojën për të respektuar njerëzit e të gjitha vendeve “dhe për të siguruar që asnjë komb, asnjë popull të mos poshtërohet”.

Macron tha se Rusia, gjithashtu, duhet të respektohet si vend dhe popull, sepse “nuk ka paqe të qëndrueshme nëse Rusia nuk është (pjesë) e një arkitekture madhështore paqeje në kontinentin tonë. Sepse historia dhe gjeografia janë kokëfortë”.

/GazetaSinjali/