image Macron: Do vazhdoj t’ua “nxijë” jetën të pavaksinuarve

Evropë

Macron: Do vazhdoj t’ua “nxijë” jetën të pavaksinuarve

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nxitur reagime të shumta pasi tha se strategjia e vaksinimit të qeverisë së tij është të “zemrojë” njerëzit që nuk kanë marrë injeksione kundër koronavirusit duke vazhduar t’ua bëjë jetën e përditshme gjithnjë e më të vështirë.

“Unë nuk jam për të zemëruar popullin francez. Por sa i përket të pavaksinuarve, dua shumë t’i zemëroj. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, deri në fund. Kjo është strategjia”, tha Macron.

Parlamenti francez debatoi legjislacionin e ri, që nëse miratohet, do të thotë se vetëm të vaksinuarit plotësisht – do të kualifikohen për lejen shëndetësore të vendit nga muaji i ardhshëm.

Leja, e prezantuar këtë verë, kërkohet në Francë për akses në vende publike të brendshme si kafene, restorante, kinema, muze, vende koncertesh dhe qendra sportive, si dhe për të hipur në trena dhe aeroplanë në distanca të gjata.

Kundërshtarët politikë të Macron e akuzuan presidentin për gjuhë të tepruar, raporton Guardian.

“Asnjë emergjencë shëndetësore nuk justifikon fjalë të tilla”, tha Bruno Retailleau, kreu i republikanëve të krahut të djathtë në Senat./GazetaSinjali/