image Macron dhe Scholz u takuan së pari me Vjosa Osmanin - VIDEO

Politikë

Macron dhe Scholz u takuan së pari me Vjosa Osmanin – VIDEO

news image

Vjosa Osmani, Olaf Scholz dhe Emmaunel Macron janë tre nga shumë figura që kanë marrë pjesë në Samitin e Parë të Komunitetit Politik Evropian i cili po organizohet në Pragë.

Zhvillimi i këtij Samiti ka marrë vëmendjen e mediave për shkak që u mblodhën përfaqësuesit e shteteve anëtare te Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë të jenë në BE.

Një ndër takimet e para që u zhvilluan në këtë Samit ishte mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kancelari publikoi një video ku shkruante se takimi i tij dhe Macronit ishte së pari me presidenten e Kosovës.

“Ndër të gjitha, së bashku me Emmanuel Macron, së pari takuam presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.” shkruan në videon e publikuar.

Ndërkohë edhe Osmani falënderoi Macron dhe Scholz për përkrahjen e tyre e sidomos në procesin e liberalizimit te vizave për qytetarët e Kosovës.

/GazetaSinjali/