image Lyoni triumfon në derbin e Francës ndaj Monacos/ Shaqiri luajti 67 minuta

Futboll

Lyoni triumfon në derbin e Francës ndaj Monacos/ Shaqiri luajti 67 minuta

news image

Olimpique Lyon u takua me Monacon, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.

Lyon mposhti Monacon në derbin e kësaj xhiroje me rezultat të pastër 2-0.

Karl Toko Ekambi nga pika e bardhë dhe Jason Denayer, ishin golashënuesit për vendasit në këtë ballafaqim.

Vendasit me 16 pikë janë në pozitën e pestë, kurse mysafirët me 14 sosh gjenden në pozitën e shtatë.

Xherdan Shaqiri e nis nga fillimi këtë ballafaqim, duke luajtur 67 minuta. /Gazeta Sinjali Sporti/