Olimpique Lyon u takua me Monacon, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.
Lyon mposhti Monacon në derbin e kësaj xhiroje me rezultat të pastër 2-0.
Karl Toko Ekambi nga pika e bardhë dhe Jason Denayer, ishin golashënuesit për vendasit në këtë ballafaqim.
Vendasit me 16 pikë janë në pozitën e pestë, kurse mysafirët me 14 sosh gjenden në pozitën e shtatë.
Xherdan Shaqiri e nis nga fillimi këtë ballafaqim, duke luajtur 67 minuta. /Gazeta Sinjali Sporti/