Olimpique Lyon ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së 12-të në Ligue 1 ndaj Lensit, shkruan Sinjali Sport.
Lyoni ka triumfuar në sfidën më interesante të ditës në elitën e futbollit francez me rezultat 2-1.
Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, ku edhe i realizuan golat me Toko Ekambin nga pika e bardhë dhe Houssam Aouarit.
Mysafirët tentuan të rikthehen në pjesë të dytë, pas sulmeve të shumta, ku edhe e gjetën golin e parë me Kalimuendon, por jo më shumë.
Me këtë fitore Lyoni ngritët në pozitën e pestë me 19 pikë, derisa Lensi mbetet e dyta me 21 poena.
Ne këtë takim nga fillimi deri minutën e 64-të u paraqit edhe Xherdan Shaqiri. /Gazeta Sinjali Sporti/