Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që të formojë qeverinë me dikë tjetër pos VV-së, në këtë mandat.
‘’Nuk shkojmë me PDK-në me asnjë lloj qeverisje. Nuk funksionojnë matematikat tjera për LDK-në’’, është shprehur Haziri në T7.
Haziri, ka mohuar se LDK mund të shkojë me PDK-në në koalicion.
Tutje Haziri ka shtuar se presidenti i vendit, për mandatin e dytë nëse dështon i pari nuk mund të vendosë ndonjë koalicion ose parti që nuk ka shumicën. /Gazeta Sinjali/