image Lushtaku: Takimi i parë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, ndodhi në Zvicër

Kosovë

Deklaratë/ Lushtaku: Takimi i parë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, ndodhi në Zvicër

news image

Ish-komandanti i UCK-së në Drenicë, Sami Lushtaku,  ka folur për takimin e parë mes ish-Presidentit Ibrahim Rugovës dhe ish-komandantit Adem Jashari.

Sipas Luashtakut, për herë të parë në vitin 1991, presidenti Ibrahim Rugova e ka pritur në Zvicës komandantin Adem Jashari.

 “Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku në emisionin Pressing në T7.

Ai tregon se ishte arratisur përmes aeroportit të Shkupit dhe po shoqërohej nga Adem Jashari. Kur kanë arritur në Zvicër, sipas Lushtakut, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku./Gazeta Sinjali/

/