image Lushtaku: Qeveria Kurti po do t’i penalizojë qytetarët të cilët nuk mendojnë si VV-ja

Politikë

Lushtaku: Qeveria Kurti po do t’i penalizojë qytetarët të cilët nuk mendojnë si VV-ja

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka folur në lidhje me buxhetin që është votuar për vitin 2022 në Republikën e Kosovës.

Lushtaku ka thënë se qeveria Kurti dëshiron që t’i penalizojë qytetarët që nuk mendojnë si Vetëvendosja.

“Ne kemi planifikuar çdo hap për të zgjidhur këtë problem, sigurisht çështja e ujit nuk është problem vetëm për Skenderajn, është edhe për Mitrovicën, Vushtrrinë, edhe për Ferizajn, edhe për gjithë Kosovën. Prandaj ne si pozitë dhe opozitë jemi pajtuar që të mos kemi kundërshtime ne projektin e ujit, ne do të mbështesim çdo projekt”.

“Në pjesën e Drenicës sigurisht që ka pasë një nevojë më të madhe të investimeve, për shkak se edhe nga Jugosllavia kemi qenë të lënë anash, për shkak se nuk është investuar dhe ne kemi pasur nevojë që të barazohemi me qytetet tjera”, tha Lushtaku.

“Qeveria Kurti dëshiron t’i penalizojë qytetarët të cilët nuk mendojnë si Vetëvendosja, të cilët nuk i kanë mbështet, jo vetëm në Drenicë, por edhe në qytetet tjera. Gjithashtu edhe në Vushtrri nuk ka ndonjë projekt të jashtëzakonshëm”.

“Shumë zona që nuk e kanë mbështet Vetëvendosjen e kanë një formë që t’i dënojnë ata për bindjet politike, që nuk duhet të jetë kështu se buxheti i Republikës së Kosovës është për të gjithë qytetarët”, tha ai në KlanKosova.

Lushtaku në fund tha se shuma që është ndarë nga buxheti për veriun është qesharake.

“Kjo shumë është qesharake, nevojat dhe kërkesat që janë në veriun e Mitrovicës, në konkurrencën që e kemi me serbët, që investojnë dhe fondet e dyshimta nga mafia serbe dhe ruse, që synojnë të shtrijnë ndikimin e tyre përmes atyre shtëpive, për mendimin tim është hipokrizi nga ana e Qeverisë Kurti, që të vendosë një fond vetëm 200 mijë euro, këtë e ka bërë vetëm me thënë që nuk jam duke e lënë anash veriun”, u shpreh Lushtaku./GazetaSinjali/