image Lushtaku: Nëse Kurti nuk jep garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, ai s'mund të jetë kryeministër i Kosovës - Sinjali

Lushtaku: Nëse Kurti nuk jep garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, ai s’mund të jetë kryeministër i Kosovës

news image

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë garanci për lirimin me kusht të ish-udhëheqësve të UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Lushtaku tha se nëse Kurti nuk e bën një gjë të tillë, ai nuk mund të jetë kryeministër i Kosovës dhe i shqiptarëve të Kosovës.

“Kjo nuk don koment, nëse zoti Kurti nuk e jep granacë për lirimin me kusht të udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Moralisht, ai nuk është kryeministër i Kosovës”, tha Lushtaku në TV Dukagjin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin