image Lushtaku ndaj VV-së: Më erdhi keq për ata në Hagë, video si të Kurtoviqit na bënte Millosheviqi

Politikë

Lushtaku ndaj VV-së: Më erdhi keq për ata në Hagë, video si të Kurtoviqit na bënte Millosheviqi

news image

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e sotme të partisë ku mes tjerëve edhe Lushtaku ekspozohet si “shkatërrues shteti”.

Lushtaku ka deklaruar se i vjen keq që janë vendosur në video ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

“Më erdhi keq për ata që janë në Hagë. Unë edhe aa që janë në Hagë jemi mësu me kësi videosh në kohën e MIlloshoviqit, kur fotografia e ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë vazhdimisht në mjetet e informimit serb”, ka thënë ai.

Lushtaku ia ka serbizuar mbiemrin Kurtit, duke e quajtur “Kurtoviq”, ndërkohë që e ka ftuar që ta aktivizojë drejtësinë mbi të nëse ka dyshime për vepra penale.

“Kurtoviqi e ka pushtetin. Nëse konsideron që jemi hajna, le të veprojë drejtësia. E ftoj Kurtoviqin dhe sejmenët e tij, le të urdhërojnë gjykatën e kanë, prokurorinë e kanë. Kam pritur nga kjo qeveri që minimalisht t’i ndihmojë ata që janë në Hagë, e ky publikon këso video që janë të çuditshme”, ka shtoi Lushtaku në Pressing të T7.

Lushtaku më tutje ka thënë se më shumë e respekton një serb të Beogradit se Albin Kurtin.

“Ma shumë e respektoj një shka të Beogradit se sa Albin Kurtin. Prandaj, më ka fokusu aty me fotografi, si pak më të veçantë. E ka pushtetin, le të urdhërojë. Kjo që ka ndodh sot, është ofendim për mua dhe familjen time”, tha ai.

Gjitashtu, Lushtaku ka konsideruar që qeverisja e Kurtit ka dështuar.

“Në qeverisje, ky ka dështu komplet. Nuk shoh asnjë projekt që zhvillohet në Kosovë, po as në qytetin prej nga vi unë. Ky do t’u jap pak infuzion militantëve të tij për këtë dështim në qeveri”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/