Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka folur rreth postit të presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lushtaku tha se në Kosovë ka emra të respektueshëm për atë pozitë.
“Unë mendoj që në Kosovë ka emra të respektueshëm sa të duash për president”, tha Lushtaku.
Tutje, ai deklaroi se Murat Jashari është njeriu më i qëlluar në këto momente që të jetë president.
“Murat Jasharin e kisha përkrah me të dy duart. Unë mendoj që është njeriu më i qëlluar në këto momente që ai të jetë president në këtë kohë. S’e kam asnjë dilemë. Madje edhe në kryesi të partisë e kemi diskutuar këtë punë dhe këtu s’kemi hezitime”, përfundoi Lushtaku në RTV Dukagjini.