image Lushtaku: Këtë rezultat s’e kemi pritur, sovrani votoi ndryshe

Politikë

Lushtaku: Këtë rezultat s’e kemi pritur, sovrani votoi ndryshe

news image

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën dje në Kosovë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Lushtaku thotë se këtë rezultat të zgjedhjeve nuk e kanë pritur.

“Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”, shkruan Lushtaku, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëhere kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij.

Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën.

Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionerëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë.

U jam mirënjohës gjithë jetën për besimin tuaj ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/