image Lushtaku: Bislimi pati plan të më sulmojë, s'ka rëndësi a më godasin apo vrasin - do qëndroj i fortë

Politikë

Lushtaku: Bislimi pati plan të më sulmojë, s’ka rëndësi a më godasin apo vrasin – do qëndroj i fortë

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar sërish pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.

“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo vrasin, sepse kam me qëndru i fortë, ashtu siç ka qëndru familja ime në kohën ma të vështirë, me krenari e kemi mbrojt çdo pëllëmbë të Kosovës.

“Kemi me qendru të forte në cdo aksion politik e demokratik, edhe pse mundohen të na ndalin fjalën. Unë dhe cdo koleg jemi te interesuar të mbrojmë interesin e Kosovës.

“Në këtë frymë sigurisht nuk kemi pritur që një zv km të denoj demorkacinë dhe të sulmoj të gjithë qytetarët.

“Duke i pa të gjitha sulmet në drejtim timin dhe kolegëve ku fizikisht më është gjuajtur me shishe me ujë, dhe nga zv km Bilsimi shihet se ka pasë një sulm për të më shtyrë, pastaj nga Murati i cili ishte me një mjet të fortë dhe pas atij reagimi edhe une natryshem reagova. Asnjëherë nuk kasha një plan, një reagim të dhunshëm, i cili ishte politik.

Tutje ai ka thënë se do të padisë të gjithë këta akterë që ai i ka përmendur.

/GazetaSinjali/