image Lushtaku: Albini është dhelpra e vetme në Kosovë, po struket nga veprimet e Serbisë

Kosovë

Lushtaku: Albini është dhelpra e vetme në Kosovë, po struket nga veprimet e Serbisë

news image

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se po mundohet të rrëzojë shtetin e Kosovës pasi u rrëzua Qeveria e tij me 2/3 e deputetëve.

Sipas tij, Kurti është dhelpra e vetme në Kosovë që po fshihet prapa veprimeve të Serbisë për të cilat s’e ka pyetur askush, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tani, dhelpra e vetme në Kosovë është ai, pasi që është kryeministër i rrëzuar e po mundohet të rrëzojë edhe Kosovën dhe sovranitetin e saj. Ai për çdo veprim të tij ka rrahur gjoks, por për karantinën në veri as nuk di gjë e as nuk e pyet kush. Le ta mbajë karantinën edhe pas të hënës nëse është veprim i tij e jo i Serbisë”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se e vetmja qeveri që ka ushtruar sovranitetin në veri është Qeveria Thaçi.

“E vetmja qeveri që ka ushtruar sovranitetin në veri është qeveria Thaçi. Aksioni i 25 korrikut 2011 mbetet aksioni më i njohur policor në atë pjesë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë. Pastaj veprimi i tij për ta ndalur trenin serb ishte në frymë të njëjtë. Kosova ka nevojë për qeveri që ushtron sovranitet të plotë në gjithë territorit e jo për një kryeministër rrahagjoks para rivalëve politikë e struc para Serbisë”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/posts/2909496162464881