image Lumi B dhe Bardulla sjellin klipin e këngës “Lamborghini Hustle”

Showbiz/ Lumi B dhe Bardulla sjellin klipin e këngës “Lamborghini Hustle”

news image

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, ka publikuar projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me Burdullën, i cili u bë i famshëm pas hitit “Hey” në bashkëpunim me Kaos dhe DJ Blunt, shumë vite më parë.

“Lamborghini Hustle” mban titullin kënga e re e dyshes, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkuar vet reperët, teksa klipi i është besuar produksionit “Sekuencë”.

Këtë vit, Lumi punoi mjaft shumë në këngë të reja, gjersa bashkëpunimi “Kiss Kiss” me Ledri Vulën dhe “Lule Lule” me Dafina Zeqirin, ishin ndër hitet e kësaj vere./Gazeta Sinjali/