image Lumenjtë në dy fshatra të Kamenicës janë shndërruar në deponi mbeturinash, rrezikohet shëndeti i banorëve

Kosovë

Lumenjtë në dy fshatra të Kamenicës janë shndërruar në deponi mbeturinash, rrezikohet shëndeti i banorëve

news image

Shëndeti i banorëve të fshatrave Ajnovc dhe Berivojcë të Komunës së Kamenicës është duke u rrezikuar nga ndotja e madhe e lumenjve që kalojnë përgjatë këtyre fshatrave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas fotografit Arian Mavriqi, i cili ka publikuar fotografi të lumit të ndotur në Ajnovc, gjendja në Berivojcë është edhe më e tmerrshme.

Mavriqi thotë se në këta lumenj derdhen edhe vajra motorikë.

Madje, sipas tij, shpesh aty ka pa edhe kafshë të ngordhura.

“Jemi në rrezik serioz nga mbeturinat në lumenjtë tanë, nga mbeturinat ka edhe mbetje motorike por edhe vajra që shërbejnë per motorët e makinave! Fotografitë i morra në fshatin Ajnovc, Komuna e Kamenicës. Për fat të keq kam pa edhe Qenë e Derra të ngordhur që hedhen në Lum! Gjendje e njëjtë është edhe në Berivojcë, Komuna e Kamenicës. Ka të bëjë direkt me jetërat tona dhe të pasardhësve tanë. Është momenti i fundit të ndalet ky degradim ndryshe na pret një e ardhme krejt e pashpresë”, ka shkruar ai mbi fotografitë e postuara në Facebook./Gazeta Sinjali/

Jemi në rrezik serioz nga mbeturinat në lumenjtë tanë, nga mbeturinat ka edhe mbetje motorike por edhe vajëra që…

Posted by Arian Mavriqi on Sunday, December 13, 2020