Ndonëse nuk e ka obligim, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi zgjodhi që edhe natën e Vitit të Ri mos të largohet nga objekti i komunës.
Ai për ndërrimin e moteve ishte po ashtu në komunë teksa u shoqërua nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë e tij.
Për herë të parë pas 7 muajve izolim në objektin e kësaj komunes, Hetemi doli më 28 dhjetor në sheshin e Mitrovicës.