image Lulzim Basha vjen në Kosovë, kjo është agjenda e tij për vizitën dyditore

Politikë

Lulzim Basha vjen në Kosovë, kjo është agjenda e tij për vizitën dyditore

news image

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha sot do të vijë në Kosovë për një vizitë dyditore. Për ta vizituar Kosovën i ka bërë ftesë kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti.

Zyra e shtypit në PD bën me dije se Basha do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Takimi me krerët e shtetit të Kosovës do të nisë në orën 11:00 të paradites, ndërsa i pari që do ta presë kreun e PD-së është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Agjenda e Bashës në vizitën dyditore në Kosovë:

-Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

Vendi: Kryeministria

-Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi Vendi: Presidencë

-Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

-Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

-Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

Vendi:  Selia e AAK

-Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën

Vendi: Selia e Nismës

-Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së        VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së

Vendi:  Selia e PDK

Ndërsa të martën, Basha do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Basha gjithashtu do të zhvillojë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, si dhe Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

Kjo vizitë e Bashës vjen në një kohë aspak të mirë për Kosovën, pasi kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, janë akuzuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Veseli kanë hedhur poshtë pretendimet e ngritura ndaj tyre, ndërkohë janë shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Sipas tyre, lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe rezistenca e saj për liri e pavarësi nga regjimi serb, ka qenë totalisht e pastër dhe e drejtë. /Gazeta Sinjali