image ‘Lulëzon’ droga në Kosovë, Policia arreston tetë persona në katër qytete

Siguri

‘Lulëzon’ droga në Kosovë, Policia arreston tetë persona në katër qytete

news image

Përkundër statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës lidhur me rastet për posedim e shitblerje të drogës, numri i personave të cilët abuzojnë me këto substanca është duke u rritur.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në qytete të ndryshme, të cilët janë kapur me substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë, brenda 1 ore janë janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët janë kapur me substanca narkotike, të llojit marihuanë.  

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 30.03.2022-16:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 Rr.Bejtush Gerbeshi, Prishtinë, 30.03.2022-17:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “

Edhe në Gjilan, në dy raste janë arrestuar dy persona, të cilëve gjatë kontrollit u kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë gati 4 gramë.

“Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Në orët e mbrëmjes, Antidroga ka prangosur edhe një person në Ferizaj, e dy të tjerë në Pejë, të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve.

“Rr. Ahmet Kaqiku,Ferizaj, 30.03.2022-23:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Besnik Lajqi, Pejë, 30.03.2022-19:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr.Vesli Klark, Pejë, 30.03.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e kundërligjshme që qytetarët të blejnë, të posedojnë apo të shpërndajnë substanca narkotike.

/GazetaSinjali/