image Lul Raka tregon arsyen e shtimit të rasteve me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Deklaratë/ Lul Raka tregon arsyen e shtimit të rasteve me koronavirus në Kosovë

news image

Për ditë me radhë në Kosovë, numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël se sa ai i të shëruarve.

Por, kjo ndryshoi, duke bërë që numri i të infektuarve përsëri të rritet.

E mikrobiologu Lul Raka, po thotë që arsye e kësaj rritjeje është lehtësimi i masave të lëvizjes, ku pastaj qytetarët në mënyrë të pakontrolluar dolën.

“Trendi i javës së fundit u përmbys ditën e mbrëmshme, ku kishim 14 raste të reja, deri mbrëmë kishin numër njëshifror e numri i të shëruarve ishte shumë më i madh, kjo shpjegohet me faktin që me 4 maj është bërë lehtësimi i masave në Kosovë edhe ka pas një dalje pak a shumë të pakontrollu të masiv edhe kjo menjëherë është reflektu d.m.th në 5 ditshin e parë menjëherë shihen rezultatet”, ka thënë Raka.

Megjithatë, Raka shton që një rritje është e pritshme pas lehtësimit të masave, megjithatë, kjo duhet të jetë e menaxhueshme e qytetarët përsëri të mos dalin pa nevojë e ku ka grumbullim të njerëzve

“Është e pritshme që pas lehtësimit të masave të ketë një rritje të lehtë, por poenta është që kjo rritje të jetë e menaxhueshme nga institucionet shëndetësore të Kosovës e masat që janë marrë në fazën e parë kanë dhënë rezultat edhe kanë treguar që është arritur qëllimi që është të mos tejkalohet kapaciteti menaxhues i klinikës infektikve dhe i kujdesit intensiv për menaxhimin e rasteve eventuale”, ka thënë Raka.

Raka tregon që në Kosovë u krijuan edhe vatra të reja të infeksionit.

“Kanë qenë vatra të reja disa e tashmë janë shpërndarë në disa pjesë tjera të Kosovës të shohim sa do të kenë shtrirje këto vatra, në Kosovë kemi parë që numri më i madh i rasteve ka qenë për shkak të mos zbatimit të këshillave dhe udhëzimeve nga MSH dhe IKSHPK, e dihet që qfarëdo mosrespektimi kushton me përhapje të infeksionit”.

E ajo çka do të i ndihmonte Kosovës e qytetarëve, sipas Rakës janë testet seriologjike.

“Testet seriologjike nuk kanë nisur ende është një vonesë mendoj që këto teste gjithsesi duhet të sigurohen prej MSH e të fillon testimi masiv është me rëndësi të kemi pasqyrë të qartë sa është përqindja e personave të infektuar në Kosovë, dje dhe pardje ka pasur disa laboratorë private të cilët në rrugët e tyre kanë siguruar teste seriologjike, kanë filluar të bëjnë teste e që ka has në MSH, pasi në aspektin ligjor ende nuk është rregullu kjo çështje e besoj që sa më shpejtë të ketë një përgjegje pasi në interesin e qytetarëve të Kosovës duhet të ketë sa më shpejtë teste seriologjike, edhe për të konstatu a e kanë kalu apo jo edhe për të pasur një pasqyrë për një përqindje të atyre që e kanë kaluar pasi ky numër mund të jetë determinues i valës eventuale, të dytë e cila mund ta godit Kosovën”, tha ai.

“Kjo varet nga furnizimi, kemi pas nevojë edhe me teste molekulare që kemi bërë afër 10 mijë e problemi më i madh ishte për t’u furnizuar me teste, e ky ka qenë shkaku kryesor që nuk ka pas shumë teste dhe e njëjta është nga testet seriologjike, por është e rëndësishme që me një hulumtim të kemi pamje se sa është vlera e përafërt e personave të prekur nga COVID-i, pasi edhe në shtete tjera rasti i parë ishte vërtetu 24 janar, por nga mostrat në spitale është konstatu që rasti i parë ishte në fund të dhjetorit, e këto teste mund të na ndihmojnë ta shohim që indikacione ka që raste ka pas para konfirmimeve”./ Gazeta Sinjali/