image Lul Raka tregon a mund të organizohen dasma këtë vit

Kosovë

Pandemia/ Lul Raka tregon a mund të organizohen dasma këtë vit

news image

Mikrobiologu, Lul Raka është shprehur i lumtur për rezultatet e fundit të Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik ku 87 persona rezultuan të shëruar dhe vetëm 1 pozitiv me koronavirus.

Megjithatë, Raka tha se dasmat gjatë këtij viti vështirë se mund të organizohen për shkak të mundësisë së përhapjes së koronavirusit.

“Do ta shohim si do të ecë lakorja epidemiologjike, nëse ka përmirësim do të rishikohet. Ministri i ka përmend dasmat, shëndeti është më me rëndësi sesa gëzimi”, ka deklaruar Raka në Interaktiv./Gazeta Sinjali/