image Lul Raka këshillon mërgimtarët: Shmangni vizitat te farefisi dhe miqtë

Shëndetësi

Lul Raka këshillon mërgimtarët: Shmangni vizitat te farefisi dhe miqtë

news image

Mikrobiologu Lul Raka ka ndarë disa këshilla për mërgimtarët të cilët kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë, se si duhet të mbrohen nga koronavirusi dhe të kalojnë pushime të sigurta në vendlindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Raka ndër të tjera ka këshilluar mërgimtarët që të shmangin në maksimum vizitat te farefisi dhe te miqtë dhe festat t’i kalojnë me sa më pak njerëz.

“Pushimet janë të rëndësishme, por shëndeti juaj dhe shëndeti i familjarëve tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm, duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar mikrobiologu në Facebook.

• Shmangni udhëtimet e panevojshme dhe nëse keni simptoma të ngjashme me COVID-19 – qëndroni në shtëpi, mos merrni pjesë në tubime dhe kontaktoni stafin mjekësor.

• Planifikoni të kaloni festat e fundvitit me sa më pak njerëz të jetë e mundur.

.• Festoni vetëm në rrethin më të ngushtë familjar. Shmangni në maksimum vizitat te farefisi dhe miqtë.

• Zbatoni masat parandaluese: distancë fizike, maska dhe higjienën e duarve.

• Ulni në minimum kohën e kaluar në mjedise të mbyllura (kafeteri) dhe ventiloni hapësirat e përbashkëta.

• Nëse e mbroni veten, do të mbroni më të dashurit tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm për t’u prekur nga sëmundja./Gazeta Sinjali/