image Lukaku sot niset për në Londër, për të kompletuar kalimin te Chelsea

Futboll

Lukaku sot niset për në Londër, për të kompletuar kalimin te Chelsea

news image

Romelu Lukaku pritet të zbarkojë sot në mbrëmje në Londër, transmeton Sinjali Sport.

Sipas Fabrizio Romanos, Lukaku po planifikon të fluturojë për në Londër në orët e ardhshme.

Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në minutat e fundit, Lukaku do jetë në Angli sot për të nënshkruar kontratën si futbollist i ri i Chelseat.

Marrëveshja është kompletuar mes Interit dhe Chelseat, shkruan Romano.

Sulmuesi belg i bashkohet bluve për 115 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të londinezëve.   /Gazeta Sinjali Sporti/