image Lukaku shpallet lojtari më i mirë në Europa League

Futboll

Lukaku shpallet lojtari më i mirë në Europa League

news image

Sot në ceremoninë e mbajtur në Nyon të Zvicrës, Romelu Lukaku e fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Europa League, transmeton Sinjali Sportiv.

Belgu pasi pranoi çmimin si lojtari më i mirë i këtij kompeticioni, e falënderoj familjen e tij dhe klubin zikaltër.

“Së pari falënderoj Zotin që më lejoi të vij deri këtu, të bëj punën që dua, të luaj për ekipin që kam dashur që kur isha fëmijë. Kështu që faleminderit djema për gjithçka që bëni për mua dhe shpresoj që këtë vit të bëjmë edhe më mirë se çfarë bëmë sezonin e kaluar dhe se do të ndajmë shumë suksese së bashku. Ju faleminderit të gjithëve”, u shpreh 27-vjeçari.

Sulmuesi i Interit sezonin e kaluar shënoi 7 gola në 6 paraqitje në Europa League. /Sinjali Sportiv/