image Lukaku pranë rikthimit te Interi

Futboll

Lukaku pranë rikthimit te Interi

news image

Romelu Lukaku është në prag të një rikthimi në Inter pasi bisedimet mes Nerazzurrëve dhe Chelseat përparojnë mirë.

Sulmuesi 29-vjeçar belg iu bashkua Bluve verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 115 milionë euro dhe pritshmëritë ishin të larta, por gjërat nuk shkuan sipas planit. Lukaku shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier League.

Siç detajohet nga La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje mes Interit dhe Chelseat në lidhje me huazimin e Lukakut është afër. Oferta fillestare e Nerazzurrëve ishte një tarifë huazimi prej 5 milionë euro, nën 10-15 milionë euro të kërkuara nga Blutë, por të dy palët po negociojnë mirë, me të dyja palët të prirura për të finalizuar një marrëveshje.

Thomas Tuchel e ka pranuar tashmë që Lukaku dëshiron të largohet këtë verë dhe ai e bindi pronarin e ri Todd Boehly që ta lejojë belgun të kthehet në Itali, pavarësisht pasojave financiare.

Bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim dhe një marrëveshje mund të arrihet që në fillim të javës së ardhshme, duke i lejuar Interit të përfitojë nga ligji i Dekretit të Rritjes.

/GazetaSinjaliSport/