Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka postuar një mesazh të koduar në llogarinë e tij në Snapchat vetëm disa muaj pasi pranoi se ishte i pakënaqur me rolin e tij në Stamford Bridge.
Belgu shkaktoi polemika në dhjetor pasi dha një intervistë shpërthyese me Sky Italia, në të cilën ai kritikoi taktikat e trajnerit Thomas Tuchel dhe pranoi se donte të kthehej në ish-klubin e tij, Interi.
Sulmuesi u la jashtë skuadre nga Tuchel, i cili e cilësoi intervistën “të padobishme” dhe “të habitshme”.
Lukaku më vonë u detyrua të kërkonte falje publike, duke pranuar se i takonte atij të “rikthente besimin” me trajnerin dhe tifozët e klubit.
Që atëherë ai është rikthyer në skuadër, por është vënë nën kritika për mungesën e golave në muajt e fundit.
Lukaku arriti të shënonte kundër Al-Hilal në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s të mërkurën, por ky ishte vetëm goli i tij i dytë që nga intervista, ndërsa tjetri erdhi kundër Chesterfield në raundin e tretë të FA Cup.
Lukaku po kalon nëpër një formë të dobët në javët e fundit dhe ai ka vendosur që përsëri të postoj një mesazh që ende nuk dihet se për kë është.
Ai shkroi: “Nëse duhet ta bësh me forcë, atëherë ndoshta nuk të përshtatet”.
Megjithatë, burimet i kanë thënë The Sun se mesazhi nuk ka lidhje me futbollin. /Gazeta Sinjali Sporti/