image Lukaku: Dua të vazhdoj te Interi pasi e dua këtë klub, do të flas me Chelsean

Futboll

Lukaku: Dua të vazhdoj te Interi pasi e dua këtë klub, do të flas me Chelsean

news image

Romelu Lukaku ka shprehur edhe njëherë dëshirën për të qëndruar te Interi dhe për të mos u kthyer më te Chelsea.

Sulmuesi belg ka insistuar se dëshiron të vazhdojë te klubi zikaltër, pasi ai e do këtë klub dhe se do të flasë me drejtuesit e Chelseas për të gjetur një zgjidhje.

“Shpresoj të qëndroj te Interi edhe në të ardhmen. Dua të vazhdoj këtu pasi e dua këtë klub, do të flasim me Chelsean për të gjetur një zgjidhje.

“Todd Boehly vendosi të më linte të largohesha pasi i thashë të vërtetën për marrëdhënien time me Tuchelin”, ka deklaruar Lukaku.

/GazetaSinjaliSport/