image Lukaku dëshiron transferimin te Chelsea, afër rikthimit

Futboll

Lukaku dëshiron transferimin te Chelsea, afër rikthimit

news image

Romelo Lukaku ka shprehur dëshirën e tij për sezonin e ri, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi belg e ka njoftuar klubin e Interit, se dëshiron të largohet drejt Chelseat, thotë gazetari italian Gianluca Di Marzio.

Londinezët janë duke e kërkuar ditëve të fundit ish sulmuesin e tyre, ku javën e kaluar i dërguan ofertë prej 100 milionë eurove dhe Marcos Alonso, e cila u refuzua.

Përderisa dje “blutë” rritën ofertën duke i dërguar 130 milionë euro për shërbimet e 28-vjeçarit.

Lukaku në të kaluarën ka zhvilluar 10 paraqitje për anglezët, nga viti 2011 deri 2014 sa ishte pjesë e Chelseat, por në ato vite ishte huazuar në disa ekipe. /GazetaSinjaliSporti/