Ish fituesi i edicionit të dytë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, si dhe njëherit këngëtari më i kërkuar këtë sezonë, Luiz Ejlli së fundmi është përballur me ligjet e Shqipërisë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet ish-banori i ‘BBVA2’ i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.
Polici vendosi që ta gjobiste Luizin, teksa ky i fundit u pa duke buzëqeshur e duke pranuar gabimin e bërë.
Pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.