Luis Suarez është ndër lojtarët më të përfolur të momentit, për shkak të formës së tij fenomenale tek Atletiko Madrid, por edhe për shkak të prapaskenave të zbuluara të transferit të tij nga Barcelona në Madrid, shkruan Sinjali Sportiv.
Sipas gazetës “Marca” Suarez i kishte kërkuar klubit katalunas vazhdimin e kontratës për edhe katër vite të tjera, por ai u injorua totalisht nga zyrtarët e klubit dhe kërkesa e tij hasi në “vesh të shurdhër”.
Suarez është ndër golashënuesit më të mirë në La liga këtë sezon, ndërsa në mbrëmjen e kaluar ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19./Sinjali Sportiv/