image Luftimet vazhdojnë, kjo është situata aktuale në Ukrainë

Botë

Luftimet vazhdojnë, kjo është situata aktuale në Ukrainë

news image

Luftimet në mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar edhe në këto orë të mbrëmjes, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të këtyre mediave, ka pasur luftime të ashpra në aeroportin Hostomel, në perëndim të Kievit, i cili u sulmua nga trupat ruse ajrore, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Forcat ruse mbërritën në rrethin Obolon të Kievit të premten, më pak se 9 km nga qendra e qytetit.

Kurse, tani Rusia ka nën kontrollë të plotë disa pjesë të territorit të Ukrainës. Ndërsa, trupat po shpërndahen në pjesë të veriut, lindjes dhe jugut, me sulme me raketa dhe artileri duke hapur rrugën për avancimin e tyre.

Në anën tjetër është shtuar numri i vendeve të cilat kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë, gjatë ditës së sotme një lajm të tillë e konfirmuar Estonia, Letonia, Sllovenia dhe Rumania.

Por, motivi i ukrainasve për të luftuar siç duket nuk po bie, pasi që janë publikuar pamje teksa shihen radhë të gjatë të personave duke pritur që të bëhen pjesë e ushtrisë ukrainase.

Kurse, kryetari i i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka treguar se do të ketë shtetrrethim nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes. Ai thotë se kushdo që shihet në rrugë do të konsiderohet si një “sabotator” rus.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka deklaruar se ata dhe 25 vende të tjera do të dërgojnë më shumë armë dhe ndihmë në Ukrainë.

/GazetaSinjali/